E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u shkatërrua grupi i Nikolin Janinës së “Porcelanosa”
Lajme

Si u shkatërrua grupi i Nikolin Janinës së “Porcelanosa”

Në 26 Prill 2016, Policia Antidrogë e rajonit të Pontevedra, në Spanjë, shkatërroi një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Në bordin e një automjeti “Porche Cayenne”, të drejtuar nga shtetasi shqiptar, i identifikuar si Rinush G., u gjet rreth 54 kilogramë heroinë.

Në momentin e operacionit, sasia e heroinës së gjetur u konsiderua më e madhja e kapur për atë vit në të gjithë Europën.

Policia spanjolle arriti të arrestonte të paktën 6 persona, të përfshirë në këtë linjë trafiku nga Europa Qendrore drejt gadishullit iberik. Personi kyç, i konsideruar në mediat spanjolle edhe si “koka e grupit kriminal”, shqiptari Nikolin Janina, i shpëtoi operacionit.

Janina, një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri, i cili ka në pronësi kompaninë “Porcelanosa”, u arrestua në atë kohë në Shqipëri. Por, për shkak të mungesës së një Marrëveshjeje ekstradimi mes Spanjës dhe Shqipërisë, ai u la i lirë.

Pak javë më parë, në korrik 2023, Nikolin Janina u ekstraduapërfundimisht drejt Spanjës, bazuar në një Marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Madridit, në prill të vitit 2022.

Ai është i vetmi që nuk është gjykuar për atë episod trafikimi. Gjashtë bashkëpunëtorët e tij-dy prej të cilëve shqiptarë dhe tre spanjollë-janë dënuar me nga 11 deri në 17 vjet, për një total prej 79 vitesh burgim, si edhe me gjobë që arrin deri në 9 milionë euro.

Si u zbulua grupi kriminal 

“Boldnews.al” ka hulumtuar mbi raportimet e mediave spanjolle mbi arrestimin dhe ecurinë e hetimeve ndaj të ashtëquajturit “grup kriminal me Porche Cayenne”.

Grupi u emërtua në mënyrë të tillë pasi përdorte makinat e shtrenjta për trafikimin e heroinës nga vende të ndryshme të Europës drejt Spanjës.

Sipas dokumentave hetimore të Policisë dhe Prokurorisë spanjolle, rezulton se, më 24 shkurt 2016, shqiptari Rinush G. u nis me një Porsche Cayenne nga Barcelona në Gjermani. Më 18 mars ai lëvizi drejt Holandës për të siguruar lëndë narkotike heroinë.

Ajo lëndë narkotike-sipas hetimit-do t’i dorëzohej spanjollit Castor Manugel G.G dhe bashkëshortes së tij, Maria del Carmen C.D.

Vendi i dorëzimit ishte caktuar pranë një hoteli në qytetin Tui, ku shqiptari Rinush G. mbërriti më 19 mars.

Por, një ndërhyrje nga Policia Kombëtare Spanjolle prishi qëllimet e bandës, duke sekuestruar drogën e fshehur në një ndarje automjeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.