Si u vetëdorëzua i dyshuari për vrasjen e Eri Zefit
Miku i ngushtë i Eri Zefit, i riu 34 vjeçar i cili u gjet i pajete i hedhur prane Rruges se Kombit ditet e para te tetorit 2019, u identifikua si një nga autoret e vrasjes dhe sot, ai u vetëdorëzua në polici.
Blutë e Mirditës ne nje informacion zyrtar per arrestimin e Mikel Gjovalin Alia, bene me dije edhe detaje e operacionit.
“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan ,Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E.R., ju informojmë se:
Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që ti dorëzohej organeve të drejtësisë
Sot nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M(Gj).A.,i dyshuar për vepren penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, tha policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



