Si u vra 55-vjeçari shqiptar në Itali pasi shtypi me makinë dhe kërcënoi karabinierët (Foto)
Një 55-vjeçar shqiptar u vra në Padova, Itali, pas një episodi dramatik të ndodhur rreth orës 14:00 të 14 korrikut. Haxhi Çollaku, një mësues matematike në Shqipëri, kishte urdhër ndalimi nga policia për të mos u afruar në banesën e ish-bashkëshortes së tij. Megjithatë, ai shkoi atje dhe pasi u njoftua policia, karabinierët kanë shkuar në vendngjarje.
Në kontakt me gruan, karabinierët kanë identifikuar burrin në një furgon blu dhe e kanë ftuar të largohet. 55-vjeçari i ka dhënë makinën pas duke dhënë përshtypjen e pranimit të kërkesës së karabinierëve, por papritmas ka futur marshin e parë dhe është nisur drejt tyre, plagosur një prej oficerëve.
Për të shpëtuar jetën e kolegut të tij, një karabinier ka qëlluar 4 herë me pistoletën e shërbimit ndaj 55-vjeçarit. Shqiptari u transportua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët. Karabinieri i plagosur gjendet ende në spital për shkak të plagëve të tij të rënda.
Autoritetet italiane kishin lëshuar një urdhër ndalimi për të ndaluar 55-vjeçarin që të afrohej banesës së ish-bashkëshortes së tij. Hetimet për këtë ngjarje tragjike janë të koordinuara nga Prokuroria Publike e Padovës. Ish-gruaja e tij dhe vajza 23-vjeçare ishin dëshmitare të tmerrshme të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



