Si u vra nga fëmijët Pëllumb Meta për pronat me vlerë 500 mijë euro
Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Ngjarja tronditëse në Shënavlash të Durrësit ka shumë pikëpyetje të cilave nuk iu është dhënë ende përgjigja.
Ishte Hygerta Meta apo Hyseni ai që qëlloi në drejtim të babait të tyre me 4 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Por, nga hetimet e prokurorisë dhe policisë, rezulton se të tre fëmijët bashkëpunuan për të groposur në kasollen e banesës babanë e tyre dhe e shpallën të zhdukur.
Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve konfidenciale flet për një pistë e fortë e vrasjes është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni.

Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë, e cila po të shitej me çmimin e tregut kapte vlerën e 500 mijë eurove. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.
Një tjetër element që të bën përshtypje në skenën e krimit, sipër gropës së hapur nga fëmijët për të groposur babanë, në murin e kasolles, ishte mbishkrimi ‘Eni milioneri, 1 milion dollarë, milioneri!’.
Për vrasjen e Pëllumb Metës në fshatin Shën Vlash të Durrësit, prokuroria po heton edhe pasurinë dhe pronat e 49-vjeçarit. Mësohet se Prokuroria i ka bërë kërkesë Kadastrës për pronat e familjes Meta.
Deri tani, grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimi pistën e ndonjë marrëdhënieje brenda gjinisë. Kurse pista e fejesës së sforcuar nuk është përjashtuar, por ajo është pjesë e konflikteve familjare.
Ndërkohë as nga laboratori shkencor nuk ka mbërritur përgjigjja për ekspertizën balistike të armës së krimit, ku të shtunën e reja Hygerta Meta është provuar nëse dinte të gjuante me armë apo jo.
Dyshohet se 3 fëmijët, Hyseni, Hygerta dhe Amarildo në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë babin me armë zjarri dhe e groposën në haurin e bagëtive.
Gruaja e tij, Blerina, nuk është arrestuar nga policia, por ka dyshime se edhe ajo ka bashkëpunuar me fëmijët
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



