E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u zbulua  edukatorja e çerdhes në Laprakë,se ishte infektuar me COVID
Publik News

Si u zbulua edukatorja e çerdhes në Laprakë,se ishte infektuar me COVID

Mes rasteve të konfirmuara paraditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për 50 të infektuar, mes tyre është dhe një edukatore e çerdhes nr.11 në Tiranë.

Mësohet se në datën 12 qershor, gjatë momentit të paraqitjes së saj në punë, sipas protokollit të zbatimit për masat e parandalimit të përhapjes së COVID-19, u konstatua se punonjësja e çerdhes nuk kishte shfaqur asnjë simptomë tjetër kur u konstatua me temperaturë.

Më pas kjo punonjëse është futur në banesën e saj në karantinë, ndërsa thuhet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e punonjësit e tjerë të çerdhes. Pasi i është nënshtruar analizave të tamponit, edukatorja ka rezultuar pozitive.

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën dhe konstatimin.

Gjithashtu do të jetë edhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.