E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si  Zaimina  edhe Bledi Mane rezulton i punësuar në administratë
Publik News

Si Zaimina edhe Bledi Mane rezulton i punësuar në administratë

Papritur një numër i madh personazhesh të njohur kanë nisur të punësohen në administratën shtetërore. Orët e fundit në rrjete sociale dhe media po qarkullon lajmi se Zaimina Vasjari, prej kohësh ka qëndruar e tërhequr nga muzika, ka marrë një post pune në UKT.

Në dokumentin e bërë publik, ajo figuron e punësuar si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Pa marrë ende asnjë regaim nga Vasjari për këtë lajm, një tjetër lajm i ngjashëm i ka habitur të gjithë. Gazetari Bledi Mane prej 3 vitesh tashmë punon si inspektor i Mjedisit në Kukës. Në një dokument zyrtar thuhet se Mane emërohet në pozicionin Inspektor, sektoi Kukës, në sektorin e Policisë Pyjore, pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dega rajonale Kukës. Ky urdhër ka hyrë në fuqi nga qershori i vitit 2018-të dhe mban firmën e kryeinspektorit Armando Lamaj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.