E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siç e patë rrëmbimin ashtu është edhe dosja
Lajme

Siç e patë rrëmbimin ashtu është edhe dosja

Gjokutaj: Vendim ndaj Metës politik, i marrë jashtë gjykatës!


Avokati mbrojtës i kreut të PL-së, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO-së e cila la në qeli ish-presidentin.

Sipas Gjokutaj, ky ishte një vendim i paralajmëruar njësoj siç u pa rrëmbimi ashtu është edhe dosja.

Gjithashtu avokati theksoi se ky ishte një vendim politik i marrë jashtë kësaj gjykate.

Gjokutaj: Një vendim i paralajmëruar siç e patë rrëmbimin ashtu është edhe dosja. Ata kanë sjellë 34 volume për gjykatën nga 190 që thotë prokuroria dhe në ato volume nuk ka asgjë dhe llogarit se çfarë kanë pjesa tjetër e mbetur. Ky është një vendim që ne e prisnim dhe politik i marrë jashtë kësaj gjykate. Ne do të vijojmë rrugën e ankimit sepse ajo është rruga që na garanton ligji pavarësisht aksionit politik që ka opozita në agjendë.

Nuk e humbi qetësinë Ilir Meta, toni i lartë pra e vërteta thuhet me zë të lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.