E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siguria në akset rrugore, gjoba dhe kontroll elektronik
Lajme

Siguria në akset rrugore, gjoba dhe kontroll elektronik

TIRANË, 8 Nëntor/  Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur sot për pr/buxhetin 2018 tha se vitin tjetër do nisin gjobat elektronike si dhe monitorimi elektronikë i rrugëve.

Ai shtoi se numri i aksidenteve me viktima është më i vogli në 10-vitet e fundit, ndërsa bëri me dije se është bërë një kërkesë qeverisë austriake për të vlerësuar një masterplan për informatizimin elektronik të të gjitha akseve rrugore të Shqipërisë.

“I kam kërkuar qeverisë austriake që të vlerësojë një masterplan për informatizimin elektronik të të gjitha akseve rrugore të Shqipërisë. Që do të thotë vendosjen e radarëve elektronikë në të gjitha akset, në zona të nxehta ku është e nevojshme që të ketë një vëzhgim elektronik më të shtuar sepse përbëjnë zona të nxehta si dhe një menaxhim me salla komandimi të të gjithë këtij fluksi informacioni në të 12 qarqet. Ky projekt shpresoj që në 1 janar të shpallet publikisht”, tha ministri Xhafaj, gjatë punimeve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ai bëri të ditur se pavarësisht akuzave, statistikat flasin pozitivisht për punën e policisë.

“Këtë vit kemi regjistruar numrin më të ulët të vrasjeve dhe aksidenteve me viktima, krahasuar kjo me 10 vitet e fundit. Gjatë vitit që vjen, kemi parashikuar që të sigurojmë disa pajisje shtesë që kanë të bëjnë me policinë rrugore. Rritjen e pikave të kontrollit me radar. Së dyti, informatizimin dhe procesin e vendosjes së gjobave dhe të mos ketë gjobë që mos mbushet me dorë nga polici rrugor dhe prerja e gjobës do të jetë elektronike për të ulur abuzimin”, deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.