E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siguria ushqimore  është një emergjencë  kombëtare, mijëra shqiptarë helmohen çdo vit
Publik News

Siguria ushqimore është një emergjencë kombëtare, mijëra shqiptarë helmohen çdo vit

Siguria ushqimore në nivel mizerabël!

Mijëra shqiptarë helmohen çdo vit

 Mijëra vetë helmohen çdo vit në Shqipëri për shkak të shpërthimeve epidemike me origjinë ushqimore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse fajësojnë njëra-tjetrën, mungesën e fondeve dhe ngërçet ligjore.

84 klientë u helmuan në restorantin “Artigiano” në zonën e ish-bllokut në Tiranë, nga data 1-3 qershor, 2016,helmim në Lushnje ne maj 2017

Ngjashëm me rastin e restorantit ‘Artigano’, mijëra helmime ushqimore regjistrohen çdo vit në Shqipëri, por procedimet penale të regjistruara nga Prokuroria numërohen me gishtat e dorës.

Megjithatë, ekspertët i mëshojnë faktit që Prokuroria nuk është i vetmi institucion përgjegjës, por faj mbajnë mbi supe dhe Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjencia Kombëtare e Ushqimit, të cilat sipas tyre nuk i përmbushin siç duhet funksionet.

Drejtuesit e këtyre institucioneve, edhe pse pranojnë probleme, ia hedhin fajin  kompetencave të mbivendosura dhe mungesës së fondeve, burimeve njerëzore dhe infrastrukturës së dobët.

Shpërthimet epidemike

Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik, ISHP, tregojnë se nga janari i viti 2015 deri në gusht të vitit 2016 dhe mars 2017 , në Shqipëri u regjistruan më shumë se 3200  raste toksiko-infeksionesh alimentare dhe 82,744 raste të gastroenterit të paspecifikuar.

Kjo konsiderohet një situatë e zakonshme në Shqipëri, pasi në harkun e viteve 2005-2014, toksiko-infeksionet alimentare janë luhatur nga 2000 deri në 3500 raste në vit.

“Helmimet ushqimore zënë vendin e dytë, por nuk duhet harruar se shpesh diagnoza e mjekut si gastroemeterit i paspecifikuar, një numër ky që zë 70,000 – 90,000 mijë raste në vit me një rritje kohët e fundit, mund të përfshijë edhe helmime ushqimore, të cilat shpesh është tepër e vështirë të lidhen me njëra-tjetrën,” shprehet ISHP.

ISHP argumenton se nga pikëpamja e sigurisë ushqimore, është e rëndësishme të analizohet pesha e të gjithë shkaktarëve të strukturës së sëmundjeve diarreike në vend, përfshi këtu dhe rastet e veçanta me Salmonelozë apo Shigelozë.

Të dhënat e ISHP-së tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2014, në Shqipëri janë regjistruar çdo vit nga 200 deri në 600 raste me Salmonelozë, dhe një numër i ngjashëm rastesh me Shigelozë.

Paraqitje grafike e shpërthimeve epidemike sipas qytetit dhe nr. të pacientëve nga viti 2005 deri në vitin 2014 | BIRN

Paraqitje grafike e shpërthimeve epidemike sipas qytetit dhe nr. të pacientëve nga viti 2005 deri në vitin 2014

Të dhënat e mbledhura nga ISHP për dekadën e fundit tregojnë se shkaktari kryesor për shpërthimet epidemike të natyrës ushqimore është Salmonela me 57.7 % të rasteve, e ndjekur nga Hepatiti A dhe Shigela, çfarë tregon një nivel jo të mirë higjieno-sanitar.

Në të njëjtën periudhë, rajonet e vendit që kanë regjistruar më shumë shpërthime epidemike kanë qenë Tirana, Elbasani dhe Vlora. ISHP shprehet se përqendrimi i këtyre epidemive  është kryesisht në muajt e verës, sidomos për ato të shkaktuara nga Salmonela, që tregon mangësi në  përpunimin  apo zinxhirin  e duhur të sigurisë ushqimore dhe kujdesit ndaj ushqimeve e po kështu të kushteve higjieno-sanitare.

Nga viti 2005 deri në vitin 2014, numri shpërthimeve epidemike është luhatur nga 1 deri në 6 shpërthime brenda një viti. Dy vitet e fundit, ISHP ka regjistruar tendenca në rritje-8 raste në 2015 dhe 5 raste deri në Gusht 2016 dhe 4 raste deri mars 2017

“Vlen të përmendim se në të gjitha rastet, burimi ka qenë i lidhur me subjekte që tregtojnë produkte të përpunuara si restorante, bare, pika shitje etj. apo si pasoje e ndotjes së ujit me të cilin janë përpunuar ushqimet”

Sipas ISHP-së, në të gjithë rastet kur shkaktarët nuk janë izoluar, identifikimi i helmimeve ushqimore dhe i burimit përkatës , është kryer në bazë të analizës së thelluar epidemiologjike.

Në Shqipëri akoma nuk kryhen analiza molekulare apo të thelluara, të cilat lidhin ushqimin apo produktin përkatës me sëmundjen tek njeriu.

Sipas ISHP, bashkëpunimi midis strukturave të ndryshme shtetërore që kanë si përgjegjësi sigurinë ushqimore gjithashtu le për të dëshiruar.

Shpesh organet e sigurisë ushqimore nuk bashkëpunojnë gjatë hetimit epidemiologjik, i cili në rastin e helmimeve ushqimore është tejet i komplikuar dhe kërkon bashkëpunim të strukturave shëndetësore me ato veterinare.

     AKU dhe Sfida e sigurisë ushqimore

Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, siguria ushqimore në Shqipëri është një sfidë e madhe që kërkon më shumë mbështetje nga aktorët institucionalë.

Janë një seri faktorësh që sipas tij e kanë bërë gati të pamundur punën e Autoritetit; që shkojnë nga mungesa e burimeve njerëzore dhe fondeve e deri tek mungesa e infrastrukturës bazike për laboratorët.

AKU ka për detyrë të inspektojë një gamë të gjerë subjektesh që shkon nga fermeri i vogël e deri të linjat e mëdha të prodhimit, por infrastruktura e saj lë për të dëshiruar.

I  vetmi inspektoriat  shumë i rëndësishëm nuk ka as  makina për të dërguar inspektorët në terren.

AKU duhej të kishte  një mbështetje shumë më të madhe politike dhe financiare, pasi ky institucion duhet të jetë në fokus të parë të qeverisë shqiptare për një mbështetje më të fuqishme. Sepse AKU  është kontrolli i  çfarë shqiptarët  hanë.

Problemet në AKU fillojnë që nga mosnjohja e ligjit e deri tek mungesat e kapaciteteve njerëzore për të garantuar ushqime të sigurta.Sallata Cezar e kontaminuar me Salmonelë ishte burimi i infeksionit në restorantin 'Artigiano' | Foto nga : Ivana Dervishi

Kompetenca e  AKU mbetet thjeshtë  në  gjurmimi  e fakteve mbetet vetëm në  letra të shkruara.  Specialistet e AKU thjesht provojnë që ky produkt, që ka ardhur nga një furnitor tek ky subjekt, është në rregull”.

Pra kontrollojnë dokumentet doganore apo kushtet higjieno-sanitare, ndërkohë që nuk ka gjurmim në terren, pasi justifikohen që nuk kanë kapacitete.

 Aktualisht AKU po mbështetet nga Komisioni Europian me një projekt ambicioz dhe tashmë është në fazën e pajisjes së 9 laboratorëve rajonalë me aparatura bashkëkohore dhe trajnimet e stafit që do punojë në to.

Me përmirësimin e kushteve laboratorike rritet numri i analizave që bëjmë dhe cilësia e tyresepse mund të flasim për siguri ushqimore pa laborator cilësor. këmbëngul ai.

E megjithatë  kur bëhet  fjalë për sigurinë ushqimore në vend është një situatë skandaloze.

Për shkak të kontrollit të dobët, në Shqipëri prej vitesh përfundojnë ushqime të rrezikshme për shëndetin.

Këtu vijnë 850 mijë ton ushqime nga importi në vit dhe nuk ka asnjë kontroll dhe mburremi pse eksportojmë 120 mijë ton. Dhe e dini se çfarë janë ato që na vijnë në Shqipëri : mbeturina të mbushura me toksina!

Kë  ushqime importi duhet t’i kontrollojë AKU-ja,  kjo e fundit nuk bën dot asnjë analizë.

LaboratoDjali dhe vajza e Albana Metës në spital pas helmimit në restorantin "Artigiano" | Foto kortezirët tanë përdoren shumë rrallë dhe në shumicën e rasteve vetëm atëherë kur porosit dikush, pasi nuk ka fonde për blerje reagentësh.

Cilësinë e ushqimeve që konsumojmë  ka të bëjë në rritjen e frikshme të rasteve me kancer në vendin tonë.

Thuhet që rastet e kancerit janë rritur për shkak të ndotjes së ajrit por harrojmë se  fajtori kryesor janë ushqimet. Edhe ushqimet që fermeret tanë e mbjellin me kimikate, e pllenojnë me kimikate, e rrisin me kimikate, e skuqin me kimikate që të duket se është pjekur, por ajo në të vërtetë nuk ka asgjë të shëndetshme. Çdo gjë që teprohet është helm.

Kaosi në tregun ushqimor në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet procesit të anëtarësimit në BE.

Anëtarësimi në BE na shpëton nga kjo situatë kaotike, pasi të paktën produktet janë më të kontrolluara. Ne jemi një vend që prodhojmë gjithçka por eksportojmë vetëm vezët. Edhe pataten që eksportonim na e ndaloi BE . Siguria ushqimore  është një emergjencë  kombëtare

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.