E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Siguria  ushqimore në Shqipëri në gjendje skansaloze!
Lajme

Siguria ushqimore në Shqipëri në gjendje skansaloze!

Fotot nga AKU nuk duan shumë koment

AKU ka dalë në një inspektim në Vlorë ditën e sotme dhe ka konstatuar kushte skandaloze të fabrikave të përpunimit të sallamit pasi e hidhnin mishin në govata para paketimit.

Pamje të tilla konsiderohen normale krahasuar me atë çfarë ndodh rralitet me produktet për konsum në fabrikat e Shqipërisë para se të dalin për shitje në supermarkete.

Po ashtu ka bllokuar edhe 21.840 kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum duke gjobitur 13 kompani.

Pamjet skandaloze tregojnë realisht gjendjen e sigurisë ushqimore në vend… pasiguria e konsumit të produkteve të mishit në Shqipëri ka kapur nivele alarmante.

Para se t’i binte rruga deri në Vlorë, çuditërisht AKU nuk zbarkoi në fabrikat e përpunimit të sallamit në Tiranë, apo të kompanive të vezëve të oligarkëve të preferuar të ministreshës Frida Krifca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.