E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sigurimi  i banesës nga tërmeti tani i DETYRUESHËM  me ligj
Uncategorized

Sigurimi i banesës nga tërmeti tani i DETYRUESHËM me ligj

Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria shqiptare po propozon një projektligj që detyron familjet të sigurojnë çdo vit banesat e tyre me sigurim të detyrueshëm për tërmetin. Niveli i primit të sigurimit do të përcaktohet me metodologji aktuariale, dhe mund të menaxhohet nga Fondi Kombëtar i Tërmeteve, përfshirë mundësinë e delegimit të menaxhimit pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar. Kjo masë shtesë e pagesave detyruese për banesën po rritet me ritme galopante në Shqipëri.

Sipas draftit, skema e sigurimit do të jetë shtetërore. Për këtë qëllim, do të ngrihet Fondi Kombëtar i Tërmeteve, i cili do të krijohet si shoqëri aksionere nën pronësinë e ministrisë së Financave.

Por sa do të paguajnë familjet shqiptare për të siguruar banesat e tyre. Sipas projektligjit, çmimi i policës së detyrueshme të sigurimit nga tërmeti do të përcaktohet me vendim qeverie.

Lejohet dhe menaxhim privat

Por në projektligjin e propozuar nga ministria e Financave, lejohet mundësia që Fondi Kombëtar i Tërmeteve mund të menaxhohet edhe nga kompani private. “Fondi mund të delegojë menaxhimin dhe administrimin operacional pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar,” thuhet në draft.

Projektligji përcakton se Operatori Teknik Ndërkombëtar duhet të jetë një shoqëri sigurimi ose risigurimi nga vendet e OECD-së/BE-së dhe të ketë së paku nivel të cilësisë së kreditit A, sipas përcaktimit të agjencive kryesore klasifikuese.   

Pagesat e detyrueshme për banesën në Shqipëri, po rriten me ritme galopante. Pak kohë më parë, qeveria rriti çmimet e referencës mbi të cilën llogaritet taksa vjetore e banesave, që i rrit deri në 75 për qind pagesat për taksën. Kjo masë hyn në fuqi mënjeherë, ndërkohë që nga 1 janari pritet të hyjë në fuqi dhe një kosto tjetër shtesë, të cilat familjet shqiptare duhet të paguajnë për banesën e tyre. Ky është primi i detyrueshëm i sigurimit nga tërmeti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.