E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sikleti i ekspertëve dhe vartësve të Ramës
Publik News

Sikleti i ekspertëve dhe vartësve të Ramës

Shefi i madh i Policisë, Ardi Veliu, tashmë edhe epidemiolog, zbuloi sot shkaqet e rritjes së rasteve me Covid në Shkodër. Ai tha se një ndër shkaqet kryesore është edhe neglizhenca e qytetarëve, që nuk i kanë zbatuar si duhet masat e qeverise. Sipas tij dhe shumë të tjereve në qeveri, shkodranet paskan qenë më të papergjegjshëm sesa qytetaret e tjerë per shkak se na del që kanë ca më shumë të infektuar (pavaresisht se numri i të infektuarve, në fakt, nuk varet fare nga Shkodranet, por nga shperndarja e testeve që bën qeveria)!

Nga ana e tij, Shefi Shtabit, u mundua te ofroje edhe nje argument per te treguar sesa e rrezikshme eshte situata. Ai tha se eshte nje situate e pazakonte qe forcat e armatosura te jene ne terren dhe kjo tregon sesa e veshtire eshte situata. Logjika formale e Shefit te Shtabit mbetet ne abetare duke u mbytur ne nje circular argument fare banal. Situata eshte e rende, sepse ne kemi dale ne terren dhe ne dalim ne terren sepse situata eshte e rende. Sidoqofte mos u shqetesoni! Nuk do na perjashtojne nga NATO.

E gjithe kjo xhiro deri ne Shkoder e dy shefave të ushtrisë dhe policisë, bashkë me zevendesministrin e brendshem nuk ishte kot. Gjithçka behet per të hedhur pak dozë narkoze në tubin e oksigjenit te popullit, pasi duket sikur nuk po e mban si duhet nivelin e thelle te gjumit. E kjo behet ne kohen kur qeveria po dergon ne parlament ligjin per ndryshimin e Kodit Penal, i cili eshte nje ngjarje e rende per demokracine, pasi ky eshte nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar dhe nuk mund te preket kollaj.

Ndersa e gjithë bota po i lehteson masat e izolimit, vetem Shqiperia po i shtrengon, ndonese jemi vendi me masat më të rrepta në botë, duke ia kaluar edhe Italise. Burg deri ne 10 vjet per ata qe dalin rrugeve pa leje dhe zgjerim i mases se shteterrethimit ne fundjave, nga nje, ne dy dite. Si per cudi, na dalin nderkohe sot 21 raste te infektuarish, gje qe krijon terren per rikthim te retorikes se alarmit dhe horrorit si instrumente kontrolli mbi turmat.

Rama ka vënë në hall edhe ekspertet. Pipero shprehet i habitur per rastet e reja dhe nuk e shpjegon dot se perse kurba e te infektuarve nuk bie. Sigurisht, si ekspert i mire e i “papolitizuar” ai nuk e kupton dot se kurba varet nga numri i testeve dhe testet i ben qeveria sipas terezise se vet. Per kete arsye, grafiket e Rames, nuk tregojne asnje kurbe, por thjesht nje funksion linear, qe nuk ka asnje lidhje me perhapjen reale te virusit ne popullate. Prej javesh tashme, ekspertet jane ne hall per te justifikuar qeverine, duke bere akrobacira retorike ne perpjekje per t’iu dredhuar pyetjeve qe dalin nga kjo situate. Nje nder me spektakolart psh. eshte justifikimi i mosberjes se testeve, ku kerkohet aftesi spektakolare sperdredhjeje e logjikes.

Në fakt, pjesa me e madhe e mjekeve televizive ne Shqiperi, nuk thone gjysem fjale mbi kushtet e mjerueshme te spitaleve tona, perfshi ketu edhe vete infektivin, nuk flasin gjysem fjale per mungesen e investimeve dhe kapaciteteve. Mjeket shqiptare, jane te vetmit mjeke ne bote qe nuk ankohen per mungesen e investimeve ne mjekesi. Perkundrazi, ata jo vetem qe nuk ankohen por jane gjithashtu te vetmit mjeke ne kete boten e lire ku pretendojme se jemi, qe jane te kenaqur me qeverine, qe bejne selfie me politikane, e iu shprehin atyre falenderime dhe mirenjohje per mbeshtetjen e padukshme qe japin.

Madje ata edhe iu kerkojne te tjereve te heshtin mbi problemet, pasi, sipas tyre, sot nuk eshte momenti per politike. Sipas tyre, te denoncosh gjendjen e spitaleve eshte politike, te falenderosh qeverine dhe te shprehesh mirenjohje pa kuptim per Kryeministrin, jo. Ne fakt Pavllovi nuk te le te genjesh dhe shembujt e me parshen e kane krijuar efektin e duhur kushtezues. Nje mjek qe denoncoi mungesen e veshjeve te specializuara gjate kontakteve me pacientet, u hoq nga puna me ceremoni, megjithese kishte 20 vjet ne QSUT.

Gjithsesi do t’ia dalim. Kjo qeveri fiton çdo luftë. Si ia bën? Shumë e thjeshtë, nuk lufton fare. Një luftë e paluftuar nuk mund të humbitet. Mjaftohet të prodhosh mediatikisht një fitore. Nuk ka nevojë sot të menaxhosh asnjē realitet. Kush menaxhon informacionin, menaxhon gjithçka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.