E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Silikoni’ i taksave të sheshta të Bashës dhe fushata sipas Urdhërit 633 dt 17 nëntor ’20 të kryeministrit
Publik News

‘Silikoni’ i taksave të sheshta të Bashës dhe fushata sipas Urdhërit 633 dt 17 nëntor ’20 të kryeministrit

Në ’90-ën Ramiz Alia propozoi PLURALUZMIN E MENDIMIT dhe levat e partisë (Bashkimin e Rinisë, Bashkimin e Grave, Bashkimet Profesionale, Frontin Demokratik etj) si organizata politike alternative!
Domethënë të ruhej sistemi, por këto levat e sistemit të shërbenin si fasadë dhe iluzion i ndryshimit të tij.

Tranzicioni 30 vjeçar e ka çuar vendin në të njejtin falimentim siç bëri paraardhësi, me korrupsion absolut të sistemit, me një person të vetëm (Edi Ramën ) që ka përqëndruar çdo pushtet në duart e tij. Me një parti të vetme ( atë privaten e Edi Ramës instaluar brenda PS ) që ka kpntroll absolut mbi parlamentin, ku ha bukë edhe një opozitë e sajuar edhe me ndihmën e të huajve, më karagjoze se ajo e propozuar nga Ramiz Alia. Me një “luftë klasash” që nuk ka nevojë për kampe përqëndrimi e burgje sepse funksionon më mirë me heqjen e bukës. Me një sistem drejtësie të copëtuar në emër të një reforme shumë të gjatë e të lodhshme, për gjoja ” pastrimin prej korrupsionit”. Me një deformim kriminal të ekonomisë liberale të tregut si pasojë e së cilës është rrënuar e ka emigruar masivisht shtresa e mesme, duke e katandisur Shqipërinë në një oligarki me pushtetet dhe paratë në pak duar ndërkohë që masa e të varfërve shtohet e varfërohet përditë.

Do të dilja me hu në dorë, si ushtar i thjeshtë, nëse opozita do të bënte thirrje për ta përmbysur këtë sistem dhe për të rikthyer Shtetin e së drejtës, ekonominë liberale të tregut, ndarjen e pushteteve dhe kontrollin e tyre.

Do të shkoja me të njejtin zjarr pas Bashës edhe nëse do të deklaronte se do të bënte ZERO çdo ligj, vendim, urdhër e akt të nxjerrë nga Edi Rama dhe Kuvendi pas shkurtit ’19, kur opozita dogji mandatet.

…por për fat të keq atë hurin më vjen t’ia flakërij b¥thëve askujt tjetër veç Lulëzim Bashës dhe bashibuzukëve që i rrinjë si mizat e m*tit rrotull për të futur noçkat në sahanët e pushtetit, kurdo që ky pushtet të vijë!

Madje këta mizat e m*tit janë ata që zukasin sa herë u prek Lulin. Me parimin stalinist “o me ne o me ata”, kur u thua “Luli është proteza që mban Ramën në këmbë”, ia nisin “ZzzZzzZzz! Ah! Qenke me Ramën derisa sulmoke Bashën! ZzzzZzzZzzz! Ore pse bëheni opozita e opozitës! Merruni more me qeverinë. ZzzzZzzzZ….”

Unë për vete jam marrë gjatë me Bashën që kur lëvizjet e tij u dukën qartë se shuanin sistematikisht çdo protestë kundër Ramës dhe demotivonin çdo iniciativë për rrëzimin e kësaj qeverie. Natyrisht që për mua, si për çdo shqiptar, është Edi Rama. Por kur mes tij dhe nesh del rregullisht një Luli, atëhere ky është problemi. Dhe ajo që unë personalisht kam kërkuar prej tij është: LULI LUAJ!!! Ose hidh Ramën ose hiqu nga rruga e na ler ne ta heqim…

U bënë muaj që në fakt unë e kam varur në gozhdë dyfekun e nuk jam marrë me Bashën. Jo se kam ndryshuar mendim për të apo ai ka ndryshuar që në karierën si Ministri i Opozitës në Qeverinë Rama. Por në respekt të mijëra demokratëve të mirë, që na shohin edhe ne si opozitarë por trishtohen kur u prekim liderin.

DHE SONTE PIKËRISHT ATYRE DEMOKRATËVE, SHOKËVE TË ARMËVE NË LLOGOREN OPOZITARE PO U DREJTOHEM:

VËLLEZËR!!!

Në vend të premtojë ndryshimin e këtij sistemi të deformuar, totalitarist, pa institucione… Basha propozon kozmetikë! Pra PËRMIRËSIMIN E KËTIJ SISTEMI!
Si?
Me ndryshim të taksave dhe…njerëz më të mirë!! A nuk premtoi kështu 8 vjet më parë edhe Shalësi i rilindjes kur tha : ” nuk do vjedhim si këta”?
Ndoshta edhe ti o miku im, që ke 8 vjet në opozitë e të janë mbaruar zahiretë, me hak thua: “Ç’i q*tëmën sistemit, Shqipërisë, partisë! Të nusëroj edhe një herë unë pa flasim pastaj! Të kap (dognën, tatimet, pyjoren etj) e të siguroj kalamajtë, pa botën nuk e ndreq unë!!” Por për dy arsye, vështirë të të vijë rradha ty, edhe po qe tek grupi i ZzzZzzzZzz- ve!
Së pari, sepse nuk ka asnjë shenjë që Rama ka ndërmend ta lerë pushtetin
Së dyti, se nuk ka asnjë shenjë që Basha po lufton që ta marrë pushtetin!!
Së treti: NËSE KY SISTEM ËSHTË I MIRË POR THJESHT DUHET RIPARUAR, atëhere më mirë e bën ai që e ka ndërtuar atë sistem dhe di ku i pikon çatia.
Së katërti, nëse Basha pranon se ka një zemërim të madh popullor dhe oferta ndaj këtij zemërimi është “botoksi” dhe “shikoni” i taksave të sheshta apo me gunga, nuk besoj se po motivon njeri
Së pesti, nëse kryetari i opozitës po e bën fushatën sipas Urdhërit 633 dt 17 nëntor ’20 të kryeministrit (pra Ndalohen aktivitetet politike dhe takimet me më shumë se 10 veta ) dhe PUSHTETI me çelësat e shtëpive të reja të pastërmetit është shpërndarë në çdo katund të vendit, edhe arithmetikisht raporti numerik është për pushtetin.
Së gjashti, asgjë në Kodin Zgjedhor dhe funksionimin e tij deri tani nuk jep garanci për transparencë, zgjedhje të lira e të ndershme, me të cilat Basha thotë se vjen i sigurt në pushtet!

Dhe së fundi (për sonte ) në një intervistë tek News 24, kur Nisida Tufa e pyet nëse do të japë dorëheqjen po humbi, Luli nuk tha “PO”. Natyrisht nuk tha as “JO”. Dredhoi duke thënë se ” do fitojmë”

Të më ndjeni o vëllezër të llogores opozitare, që ju udhëheq Luli, por unë do t’ia bëj ndryshe pyetjen Bashës:
– Po fitove padashje zgjedhjet, a do japësh dorëheqjen?
Sepse të paktën që nga shkurti ’17 deri në këto çaste Lulëzim Basha më ka dhënë sistematikisht argumente që provojnë se ai ndodhet aty PËR TË MBAJTUR RAMËN NË PUSHTET dhe jo për të sjellë PD- në!

Lus Zotin me çiltërsinë më të madhe të gaboj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.