E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Silva Bino: Analiza e koronavirusit kushton 15 mijë lekë dhe i mbulon shteti
Publik News

Silva Bino: Analiza e koronavirusit kushton 15 mijë lekë dhe i mbulon shteti

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka folur për analizën që bëhet për koronavirusin.

Ajo u shpreh se analiza kushton 150 mijë lekë të vjetra, por këto shpenzime i mbulon shteti.

E pyetur në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa për masat e marra në kufi për parandalimin e koronavirusit, Bino ka thënë se nuk është asnjëherë e mjaftushme marrja e masave, por thekson se ‘virusi nuk ndalet në kufi’.

Ajo është shprehur se është ndërruar edhe përkufizimi i rastit, duke thënë se kanë filluar të testojnë edhe të sëmurë që kanë sëmundje të rënda respiratore.

Bino tha se 500 persona kanë qenë në izolim në shtëpi, ndërsa aktualisht asnjë prej tyre nuk ndodhet në izolim.

“Gjithsej janë kryer 58 testime në total.
Kemi ndërruar përkufizimin e rastit, po kërkojmë më tepër raste.
Po testojmë edhe të sëmurë që kanë sëmundje të rënda respiratore , për të cilat nuk kanë patur histori udhëtimi.
Mjekët gjykojnë rastet që telefonijnë te numri 127.
Sot janë bërë dy analiza, të cilat janë të dyshuara.
60% e rasteve janë nga Tirana, ka patur nga shumë qytete.
Raste që kanë patur histori udhëtimi me Kinën ose me veriun e Italisë.
E rëndësishme është identifikimi i personave ‘ndën hetim’.
Përdorim transport të sigurt të mostrave.
Mostra vjen pranë ISHP dhe fillon procesi i verifikimit, që mund të zgjasi deri në 1 orë.
Të shëruar shënohen ata që shtrohen në spital.
Ne zgjeruam menjëherë rrjetin që të merrnim më tepër mostra.
Asnjë virus nuk ndalohet në kufi.
E rëndësishme është kur ka të dhëna që personi është shoqëruar me një person që ka qenë i infektuar.
Analiza është e kushtueshme, është një analizë molekulare.
Analiza mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra, mbulohet nga shteti.
Bëjmë 200-500 analiza në ditë.
Jo të gjithë mjekët duhet të mbajnë maska mbrojtëse kundër koronavirusit.
Masa kirurgjikale është mëse e nevojshme për një mjek.
500 persona kanë qenë të izoluar në shtëpi, aktualisht nuk ka asnjë person të izoluar”, tha Bino ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.