E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Silva Caka, “shefja” e re e policëve që e dhunuan para Teatrit
Lajme

Silva Caka, “shefja” e re e policëve që e dhunuan para Teatrit

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një nga personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua dje në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ky emërim vjen papritur, duke marrë parasysh qëndrimet e saj të forta, shpesh në kufijtë e fyerjeve, kundër Ramës dhe qeverisë së tij.

Një fakt i veçantë që duhet theksuar është se Silva Caka do të drejtojë policinë që e dhunoi më 17 maj 2020, gjatë protestave për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në atë ditë, Caka u shoqërua dhunshëm nga Policia, dhe pati denoncime për dhunë edhe brenda furgonit gjatë shoqërimit në komisariat. Ajo paralajmëronte kallëzim penal ndaj forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit.

“Ka një diferencë të madhe mes sjelljes si më shoqëruan dhe asaj në komisariat. Nesër do të bëj padi kundër forcave Shqiponjave, jam dëmtuar dhe jam ofenduar. Në komisariat kam bërë deklarimet e mia. Nuk e kaloj ditën në teatër por reagoj për korrupsionin masiv,” deklaronte Silva Caka.

Përveç protestës së Teatrit, ajo ka akuzuar vazhdimisht Policinë për dhunën ndaj qytetarëve në protesta të tjera, sidomos gjatë shembjeve të banesave.

Gjithashtu, Silva Caka ka përsëritur se Edi Rama është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.