E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sinani tregon mendimin e parë kur pa Andrrën
Publik News

Sinani tregon mendimin e parë kur pa Andrrën

Sinan Hoxha dhe Andrra tashmë janë prindër të një djali. E megjithatë pyetjes se si ka qenë takimi i tyre i parë dhe sesi lindi dashuria e tyre nuk mund që ti shpëtojnë.

Andrra jetonte me prindërit në Gjermani, nuk e kishte as idenë më të vogël kush ishte Sinani, nuk i njihte thuajse fare këngët e tij dhe as e kishte ndjekur ndonjëherë në koncerte.

Por kaq u desh. Një rastësi e ëmbël, e cila solli më vonë disa takime dhe pas tyre, lidhjen e dashurisë, disa muaj më pas fejesën dhe pas saj edhe martesën. Të ftuar te Rudina ata iu rikthyen takimit të parë të tyre.

Ndërsa i rikthehet romancës së disa viteve më parë, Sinanit i vjen për të qeshur kur kujton copëza situatash nga takimet e tyre të para. Më shumë se me gjithçka, ai akoma bën çudi më drojën e Andrrës dhe brishtinë e një vajze të rritur në Gjermani.

Megjithatë, atë që ai nuk do ta harrojë asnjëherë dhe ajo për të cilën do të jetë gjithmonë i sinqertë është mendimi i parë sapo e pa Andrrën: “Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…’. Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikim të parë”, – tha Sinani.

Epo demode, demode ajo e tyre ka rezultuar një dashuri jetëgjatë, të paktën derimë tani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.