E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sinoptikanët: Vranësira gjatë ditës së sotme, një “paralajmërim” për …
Publik News

Sinoptikanët: Vranësira gjatë ditës së sotme, një “paralajmërim” për …

Nëse keni bërë plane për fundjavën, bëni mirë të keni parasysh edhe parashikimin e motit, që sipas Sherbimit Meteorologjik do të vijë duke u përkeqësuar.

Ja parashikimi 

Pas disa ditësh me vlera të larta të presionit atmosferik, gradualisht do të depërtoi një qendër e presionit të ulët, që do të na sjellë një përkeqësim të kushteve meteorologjike deri ditën e Hënë. Prezenca e vranësirës gjatë ditës së sotme është si një “paralajmërim” për ardhjen e kësaj paqëndrueshmërie.
Paqëndrueshmeria më e madhe pritet të jetë ditën e Shtunë dhe të Djelë me reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi të cilat do të prekin pjesën më të madhe të territorit. Pavarësisht prezencës së reshjeve të shiut, era nga kuadrati i Jugut do të bëjë që në fushën termike të mos të kemi luhatje të ndjeshme.

Por si pritet të vijojë moti sot dhe nësër?!

Sot pasdite reshjet e shiut do të prekin Jugperëndimin e gradualisht gjatë natës do të përfshijnë edhe pjesën tjetër të vendit. Në orët e mesditës të së Premtes reshjet e shiut do të fitojnë intesitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit duke përjashtuar zonën Juglindore ku reshjet do të jenë të karakterit lokal me intesitet të ulët.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri në 15-20m/sek.
Në fushën termike pritet një rritje në vlerat minimale, më konkretisht:
zonat malore 2ºC deri në 8ºC
zonat e ulëta 6ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.