Si i mashtruan qytetarët e BE në pandemi nga Call Center në Itali
Silleshin si miq. I përdornin kompjuterin, i merrnin foto e u bënin presion
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar ka dhënë sot një deklaratë për mediat.
Deklarata i referohet rastit të zbulimit të mashtrimit të shtetasve të BE nga Call Center në Itali.
“Gjatë hetimit rezultoi se autorët ishin të saktë për të bindur qytetarët të derdhnin mijëra euro. Ishin shumë të afërt me viktimat, silleshin si miq të vetmuar të viktimave duke përfituar edhe nga vetmia e
Blerje aksione në Amazon dhe fitime brenda një javë. Investimi më tej shtrihej tek kriptovalutat
Ishte krijuar një strukturë e vërtetë, operatorë e konsulentë. Besnikëria e klientit ishte aq efikase sa i lejonin përdorimin e kompjuterit të viktimës në kohë reale. Të shpeshta ishin edhe kontrolle emaileve dhe fotove në kompjuter. Kjo përdorej për presion duke i kërkuar ivestime e duke qenë agresivë.
Analiza e llogarive bankare ka nxjerrë në dritë faktin që paratë ktheheshin në kriptovaluta e bëheshin të pagjurmueshme. Administratoti e dy konsulentët më të zotë.
Dje u sekuestrua serveri qendror që bllokoi edhe të gjithë aktiviteti”, u tha në deklaratë nga përfaqësuesi i SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



