E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sistemi i të pangopurve!
Publik News

Sistemi i të pangopurve!

Vilma Nushi ka përfituar 1.1 miliardë lek nga buxheti i shtetit pa ofruar asnjë shërbim për qytetarët falë konçesionit të Check Up.


Kontrata e firmosur nga Edi Rama dhe Ilir Beqaj i lejon asaj që të paguhet miliarda përvit nga taksat tona edhe nëse nuk ofron asnjë shërbim.
Shteti ynë për Vilmën është një shtet i pasur e bujar.
Foshnja në foto e kaloi Vitin e Ri në çadër sepse shteti thotë që nuk ka fonde për tu ofruar strehim provizor dinjitoz të prekurve nga tërmeti. Megjithëse prindërit janë rropatur e kanë paguar taksa, për ta shteti është i lodhur dhe pa fuqi.
Shteti për këtë foshnje është i varfër dhe kurnac.

Shqipëria sot ka dy shtete;
Një shtet të pasur e bujar për një grusht të pangopurish që janë pasuruar me paratë publike, e një shtet të varfër e të pamundur për pjesën tjetër të popullatës që jeton me ndershmëri.
Ky kontrast do të marrë fund.
Ky sistem i cili ushqen të pangopurit me lekët e atyre që rropaten përditë në punë do të rrëzohet.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.