Situata alarmante nga koronavirusi, Papa Francesku: Lutemi për të sëmurët dhe njerëzit që shkojnë në punë…
Papa Franceku e fillon mëngjesin e sotëm me lutje për të prekurit nga koronavirusi dhe të gjithë të tjerët që po kalojnë një periudhë të vështirë të izoluar dhe të frikësuar nga infektimi dhe pasojat e COVID-19.
“Këtë mëngjes të kreshme të gjithë së bashku lutemi për të sëmurët dhe për njerëzit që duhet të shkojnë në punë në këtë periudhë të vështirë. T’i falenderojmë sepse me punën e tyre shoqëria vazhdon jetën…” , ka thënë Papa Francesko nga Vatikani.
Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë raportuar 38 të infektuar dhe 1 viktimë nga koronavirus.
Ndërkaq raportojmë se Italia është shpallur e gjitha zonë e kuqe dhe renditet si shteti i dytë në botë për numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.
Deri tani kanë rezultuar pozitivë 17750 personave, prej të cilëve jetë të humbura 1441 ndërkohë që të shëruar janë 1966.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



