E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata e përmbytjeve në Shkodër ështē dramatike
Lajme

Situata e përmbytjeve në Shkodër ështē dramatike

Në Obot hyhet me varka dhe makina ushtrie

Sipërfaqet e përmbytura në Bashkinë e Shkodrës, janë shtuar.

Sipas të dhënave që raporton Bashkia e kryeqendrës së veriut, të përmbytura janë 3020 Ha e rritur me 250 hektarë.

Në rrugën e Obotit ende nuk kalohet, përveçse me varka dhe makina të ushtrisë.

Njoftimet e Bashkisë së Shkodrës:

Kuota Drin 6.95 m (e pa ndryshuar me oren 17.00)7.50 m kuota max

Kuota Liqen 8.88 (e rritur me 10 cm me oren 17.00) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder toke e permbytur 3020 Ha e rritur me 250Ha me oren 17.00 te dites se premte.

Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 e pa ndryshuar me oren 17.00, nga te cilat 2 me prezence uji brenda ne banese ne fshatin Obot.

Nj.A. Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1350 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 4 te mjete te kalueshmerise se larte , 2 varke e 15 efektiv te FA)

Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.

Në fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1.6 m, sip toke e perbytur 800 Ha,banese me prezence uji 20.

Te dislokuara 2 mjete, 1 varke dhe 11 efektiv te FA

Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 400Ha, nuk ka energji elektrike ne te gjithe njesine.

Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri

Ne Bahçallek 1 mjet , 6 efektiv te FA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.