E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata me reshjet e shiut, policia kalon në gatishmëri të përforcuar
Lajme

Situata me reshjet e shiut, policia kalon në gatishmëri të përforcuar

Policia e Shtetit bën me dije se prej ditës së djeshme ka kaluar në gatishmëri të përforcuar si pasojë e reshjeve të rëna orët e fundit.

Në të gjitha qarqet shërbimet e Policisë janë angazhuar në ndihmë të banorëve ku është kërkuar ndihmë.

Në Fier, Vlorë e Shkodër  janë dërguar grupe të FNSH-së dhe të Delta Forcë.

Në Ferras e Novoselë ndodhen 2 njësi të FNSH- së Fier dhe 2 njësi të Deltës me makina me kalueshmëri të lartë dhe varka e gomone.

Në fshatin Theth Shkodër është kërkuar ndihmë për ta transportuar drejt spitalit Shkodër  një  shtetase të huaj e cila ka shfaqur probleme shëndetësore. Janë dërguar shërbimet e Policisë me mjet policie të larte dhe mjekun e zonës.

Shërbimet e Policisë në Gjirokastër gjatë mbrëmjes janë angazhuar në evakuimin e banorëve të një pallati ku ka pasur shkarje dheu dhe rrezikohej pallati.

Në të gjitha akset rrugore  Policia Rrugore ka shtuar prezencën për të orientuar e ndihmuar drejtuesit e mjeteve për shkak të prezencës së ujit në rrugë apo të dëborës në zonat e thella.

Patrullat e Përgjithshme mësohet se në të gjithë territorin janë në patrullim të pandërprere duke ju ardhur në ndihmë disa banorëve në qytete të  ndryshme e fshatra që kanë kërkuar ndihmën e Policisë.

Në të gjitha Sallat Operative të Policisë është përforcuar shërbimi duke iu përgjigjur në kohë reale çdo telefonate të ardhur nga banorët në zona të ndryshme.

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë duke bashkëpunuar e koordinuar veprimet me Emergjencat Civile  dhe për çdo nevojë dhe ndihmë  nga forcat e policisë te  kontaktojnë në numrat  e telefonit pa pagesë 112 e 129.

Gjithashtu në rast neglizhence nga punonjësit e policisë qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 0800 90 90 duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.