E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situatë e rëndë  në burgun e Drenovës për shkak të COVID-it
Publik News

Situatë e rëndë në burgun e Drenovës për shkak të COVID-it

Përkeqësohet situata brenda burgut të Drenovës në Korçë për shkak të infektimeve me koronavirus. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se ka shkuar në 3 numri i të burgosurve të infektuar, që janë transportuar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar.

Burimet bëjnë me dije se rasti i fundit ishte të dielën me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit.

Të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin. Mësohet se vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të tjerë të prekur me Covid-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.