Situatë kritike në Gjermani, shtetrrethim në disa qytete gjatë natës
Qeveria federale dhe qeveritë e landeve ranë dakord për rregulla më të rrepta kundër Coronës. Ato përfshijnë edhe orë policore për qytete me numër të lartë infeksionesh.
Pas më shumë se tetë orë diskutimesh Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord mbi masat për të përmbajtur përhapjen e virusit Corona, njofton Deutsche Welle.
Merkel u bëri thirrje landeve të bëjnë përpjekje të përbashkëta. “A do të bëjmë një hap të guximshëm, apo do të takohemi përsëri javë pas jave si në pranverë,” pyeti kancelarja, e cila kishte theksuar disa herë se një bllokim i ri i jetës shoqërore dhe ekonomike si në pranverë duhet të parandalohet pa tjetër.
Për qytete me numër të lartë infeksionesh është në fuqi pas orës 23:00 ora policore
“Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e sistemit shëndetësor”, tha Merkel. Zhvillimi ekonomik gjithashtu varet nga mosprekja shumë e rëndë nga pandemia. Ne nuk mund ta përballojmë një valë të dytë as ekonomikisht, theksoi Kancelarja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



