E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’KA SHKARKIM/ RAMA TËRHIQET
Politikë

S’KA SHKARKIM/ RAMA TËRHIQET

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën për herë të fundit Presidentit Ilir Meta në seancën e sotme plenare ku duhet thënë se nuk është artikuluar për asnje moment shkarkimi por vetëm çdekretimi i zgjedhjeve dhe antikushtetueshmëria.

Rama pasi e ka “kryqëzuar” Metën për të këqijat që i ka bërë vendit, i ka njohur edhe meritat pozitive duke e ftuar të lexojë rezolutën.

“Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qendrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin tonë. Një President tani, që argumenton një marrëzi antikushtetuese sikur sheh filxhan me data gjëmash dhe kur e pyesin përgjigjet: “Ma përsërisni se nuk dëgjoj mirë. Këto kohët e fundit kam qenë sëmurë” është një njeri për të ardhur keq, shpreh sinqerisht keqardhjen time për të, si njeri, si mik, si kundërshtar si aleat që s’ka bërë  vetëm të këqija por ka dhënë edhe kontribut pozitiv në karrirën e tij politike. I uroj sot megjithë zemër ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e këtij Kuvendi, nëse ka probleme me dëgjimin dhe s’do i kuptojë qartë fjalët që po thuhen sot në adresë të tij”, tha Rama.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e PS.

MË POSHTË REZOLUTA E PLOTË PËR TË CILËN RAMA FTOI METËN TA LEXOJË E TË REFLEKTOJË:

 

64356919_425749974675926_662936156417032192_n.png3.png

2.png

4.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.