E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal/ ‘Air Albania’  e falimentuar, braktis pasagjerët në aeroportin e Milanos
Lajme

Skandal/ ‘Air Albania’ e falimentuar, braktis pasagjerët në aeroportin e Milanos

Në Stamboll i lë tre ditë pa bagazhe pasagjerët

Avioni i linjës Milano-Tiranë ka braktisur pasagjerët në aeroportin e Malpensës. Pasi i ka lënë për orë të tëra në pritje për t’u nisur në drejtim të Rinasit, në fund udhëtarët janë njoftuar se fluturimi është anuluar. Pas rreth 9 orë pritje në aeroport, pasagjerët shqiptarë e kanë parë veten në mëshirë të fatit.

Nisja e fluturimit ishte parashikuar për në orën 16.50, por pa asnjë shpjegim është shtyrë për në orën 20.30.

Edhe pse pasagjerët janë imbarkuar në bordin e avionit, ata janë lënë të presin edhe 2 orë të tjera në avion, ndërsa askush nuk i ka sqaruar apo dhënë shpjegime mbi arsyet e vonesës. Pasi kanë qëndruar më shumë se 120 minuta të bllokuar në bordin avionit, ata janë detyruar të zbresin, siç thonë pasagjerët, edhe forcërisht me ndërhyjen e policisë italiane.

Pasagjerët kanë kanë shprehur shqetësimin se si “Air Albania” i kishte lënë në aeroportin e Milanos dhe kompania nuk denjonte as t’u përgjigjej. Ata denoncojnë kompaninë për arrogancë dhe shpërfillje. Asnjë shpjegim nuk u është dhënë pasagjerëve për motivet e anulimit të fluturimit por po ashtu Air Albania nuk mban përgjegjësi as se ku do të kalojnë natën qytetarët.

Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania “Air Albania” nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Italisë.

Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë.

Pasagjeri Romeo Gjergji: Kemi që në orën 2 që presim këtu. Jam i sëmurë, me diabet, me zemër. Askush nuk merr asgjë përsipër. Ne po qëndrojmë në aeroport. Nuk na sqaron njeri. Na sollën policinë në avion sikur të ishim kriminelë.

Pasagjerja: Ju lutem na bëni dërman, ka fëmijë që janë nga 8 muajsh këtu. Kemi ngelur jashtë, na jepni zgjidhje ju lutem, jemi shumë të lodhur

“Air Albania na la pa valixhe, dolëm lakuriq në Stamboll”

Më 4 tetor, një tjetër incident shqetësues është shënuar me linjën ajrore Air Albania në fluturimin Tiranë-Stamboll.

Shumë prej tyre, që ishin pjesë e një grupi turistik, mbetën pa veshje dhe sende higjienike të domosdoshme.

Për këtë arsye, ata u detyruan të blinin rroba dhe produkte higjienike, duke u përballur me kosto shtesë.

Pavarësisht situatës së krijuar, Air Albania nuk ka marrë përgjegjësi për këtë ngjarje duket  se kompania ka falimentuar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.