E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Skandal ndërkombëtar”, modelja shqiptare “tërbon” mediat serbe
Showbiz

“Skandal ndërkombëtar”, modelja shqiptare “tërbon” mediat serbe

Vetëm dy ditë para sfidës së shumëpritur Serbi–Shqipëri, një deklaratë e modeles dhe personazhit televiziv nga Kosova, Xhuli Nura, ka shkaktuar bujë në mediat serbe, duke u konsideruar si një “provokim i qëllimshëm”.

E përditshmja serbe Kurir shkruan se Nura ka bërë të ditur publikisht gjatë një emisioni televiziv në Prishtinë se do të udhëtojë drejt Leskovcit për të ndjekur ndeshjen, pavarësisht ndalimit zyrtar të tifozëve shqiptarë. Sipas saj, ajo ka siguruar një biletë hyrjeje dhe do të përdorë pasaportën finlandeze për të qenë e pranishme në stadium.

Kaq ka mjaftuar që disa media serbe të reagojnë me tone alarmiste, duke e cilësuar situatën si një “skandal ndërkombëtar”, madje duke kujtuar edhe incidentin e famshëm të dronit në Beograd në vitin 2014 gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri.

Në rrjetet sociale serbe janë shtuar komentet dhe reagimet kundër deklaratës së Nurës, ndërsa spekulimet për “provokime të mundshme” kanë dominuar titujt e mediave, pavarësisht se autoritetet serbe kanë njoftuar zyrtarisht se nuk do të lejohet asnjë tifoz shqiptar në stadium.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac, është klasifikuar si takim me rrezik të lartë sigurie. Masat pritet të jenë të shtuara dhe prania e forcave të sigurisë shumë më e madhe se zakonisht.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare apo nga vetë Nura pas raportimeve të mediave serbe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.