E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në gjykatën dhe prokurorinë e Tiranës
Publik News

Skandal në gjykatën dhe prokurorinë e Tiranës

Gjykata liron vrasësit dhe vret mijëra shqiptar!

Guxim  Alimani

Ky i ri në foto është Marvi  Mihali. Ishte 19 vjeç kur i prenë jetën 4 kriminelë të droguar në qendër të Tiranës. Kushdo që e ka njohur e ka krahasur me një Engjell. Ishte i biri i vetëm i legjendës së sportit Pavllo Mihali.

Një vdekje e padrejte që i kalon kufijtë e makabritetit! Një tufë kriminelësh me thika e të droguar u turren si bisha befasisht ndaj tij pa asnjë shkak te qenësishem. Marvi u nda kjo jetë per t’u rivrarë sërish dje nga kriminelë të tjerë, por me uniformë prokurori e gjyqtari. Pra drejtësia po vret. Ka vrarë edhe kolegët e vet, siç e rivrane dje këte engjëll, duke pushuar çështjen e liruar tre nga kriminelët qe i shuan jetën Marvit.

E gjithe kjo se kriminelët janë bij pasanikësh që blenë drejtësinë. Ky vend që dje ka marrë fund pasi prangat tani duhen jo për banditët e rrugës, por për  banditët e drejtësisë së re, të cilët paguhen me taksat e fukarenjve të Shqipërise

Sot çdo shqiptar është në rrezik nga politika e cila ruhet me badiguardë e makina të blinduara e drejtësia që ka prodhuar. Krimi sot është qytetar i “nderuar”në këte Republike të mallkuar. Po pres reagimin nëse ka një milimeter ndërgjegje njerëzore në këtë vend.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.