Skandal! Prifti kthen kishën në magazinë kanabisi dhe kokaine
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një prift 46-vjeçar është arrestuar nga policia si pjesë e një rrjeti trafikimi droge. Sipas mediave greke, prifti ishte përfshirë në trafikun e koks dhe kanabisi, bashkë me disa persona të tjerë.
Operacioni policor ka çuar në 8 arrestime, mes tyre edhe një tjetër klerik, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportin e drogës nga Rodosi drejt Athinës.
Hetimet kanë zbuluar se prifti 46-vjeçar, i cili kishte më parë një precedent penal për dhunë fizike, kishte bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e bandës që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Më e habitshmja, sipas burimeve të policisë, është se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar janë ruajtur në ambiente të një kishe në Atikë, duke u shfrytëzuar statusi fetar për të fshehur aktivitetin kriminal.
Autoritetet greke kanë sekuestruar prova materiale dhe pritet që grupi të përballet me akuza të rënda për trafik dhe shpërndarje narkotikësh në bashkëpunim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



