Skandal! Rruga Peshkopi-Lurë shembet pa u inauguruar (VIDEO)
Rruga e Lurës, një nga investimet më të shumëpritura ndër vite nga banorët e zonës dhe vizitorët, ka dështuar që pa u prerë ende shiriti i inaugurimit.
Segmenti Peshkopi–Lurë është dëmtuar rëndë në afërsi të fshatit Çidhen, ku është regjistruar shembje e një pjese të aksit. Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në zona të tjera të kësaj rruge, e cila ende nuk ka përfunduar plotësisht, pasi punimet për shtrimin e asfaltit vijojnë.
Sipas të dhënave, shkaku kryesor i dëmtimit lidhet me cilësinë e dobët të punimeve të kryera nga kompania ndërtuese Biba-AL sh.p.k, e angazhuar në realizimin e projektit.
Situata ka nxitur reagime dhe shqetësime serioze mbi standardet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm përgjegjësinë e kompanisë kontraktuese, por edhe rolin e institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen e punimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



