E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal s*ksual në Përmet: Pezullohet shefi i Krimeve
Flash

Skandal s*ksual në Përmet: Pezullohet shefi i Krimeve

Arrestohet një polic, një tjetër në kërkim

Një ngjarje e rëndë me përmasa skandali ka tronditur Policinë e Qarkut Gjirokastër. Protagonistë të një videoje të shpërndarë së fundmi, ku shfaqen duke kryer veprime të turpshme me një 16-vjeçare, rezultojnë dy punonjës policie: Pajtim Baka dhe Artur Ago.

Pas publikimit të pamjeve, shefi i Krimeve në Komisariatin e Përmetit, Dhurim Çenko, është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, e cila ka hapur edhe një hetim disiplinor ndaj tij për shkelje të rëndë, në bazë të Ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Në njoftimin zyrtar theksohet se shkeljet janë cilësuar me pasoja të rënda dhe pezullimi i Çenkos do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e hetimit disiplinor. Për rastin është vënë në dijeni edhe Drejtoria e AMP Vlorë–Gjirokastër, që ka marrë në dorë procedurat për ndjekjen e policëve të përfshirë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për policin Pajtim Baka, ndërsa kolegu i tij, Artur Ago, efektiv në Komisariatin e Tepelenës, është shpallur në kërkim dhe po ndiqet nga autoritetet.

Ky skandal ka hapur debate të forta mbi gjendjen e disiplinës dhe moralit brenda radhëve të Policisë së Shtetit, duke vënë në pikëpyetje mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes së efektivëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.