SKANDALI – Ardian Halili ndërtoi resortin luksoz 5,600 m²
Në kohën kur ishte në detyrë si kryeinspektor i IMT-së Durrës
Ardian Halili, ish-kryeinspektor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në bashkinë e Durrësit, është arrestuar pasi rezulton se gjatë kohës që ushtronte funksionin publik ka ndërtuar një resort luksoz pa leje në fshatin Shetaj të Ishmit.
Resorti i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel” shtrihet në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë dhe përfshin 11 kabina garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë. Punimet nisën në vitin 2018 dhe vazhduan deri në vitin 2021, kohë kur Halili u shkarkua nga detyra.
Sipas drejtorit të Policisë së Durrësit, Vilson Bala:
“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt gjatë kohës që ka ushtruar funksionin e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës, duke abuzuar me detyrën dhe duke kryer ndërtime pa leje në kundërshtim me ligjin”.
📹 Pamjet e arrestimit u publikuan sot nga policia, ndërsa materialet i janë referuar SPAK-ut për veprat penale:
- “Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi”
- “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”
- “Shpërdorim i detyrës”
Ky rast është shembulli më i qartë sesi funksionarë të lartë shtetërorë kanë shfrytëzuar pushtetin për interesa personale, duke e kthyer ligjin në mburojë për abuzime dhe pasurim të paligjshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



