Skandali i ABUZIMIT të 17-vjeçares në Sarandë, SHÇBA kallëzon KOMISARIN dhe dy efektivë
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre” tre efektivë në Drejtorinë e Policisë Sarandë.
SHÇBA ka kallëzuar në Prokurori materialet për S.B me gradën Komisar i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në komunitet në Sarandë, R.I me gradë n/komisar i cili mban detyrën e specialisti ndaj Dhunës në familje dhe të miturit në Sarandë, dhe inspektorin B.N.
Njoftimi i SHÇBA:
“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90″.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



