E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i CEZ
Lajme

Skandali i CEZ

Skandali i CEZ/ Shtrëngohet laku i bandës anti-shqiptare, Shkëlzen Berisha dëshmon në prokurori

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, është marrë në pyetje për rreth 30 minuta në prokurorinë e Tiranës në lidhje me privatizimin e CEZ. Në seancën hetimore të mbajtur rreth orës 18.30 të pasdites së enjtes mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho ka kërkuar të dhëna në lidhje me rolin që Shkelzen Berisha ka pasur në privatizimin e CEZ, bazuar në akuzat që janë bërë ndaj tij nga komisioni hetimor parlamentar.Gjatë dëshmisë në prokurori Shkelzen Berisha ka mohuar çdo implikim të tij në çështjen CEZ. Ai ka theksuar se kjo është një lojë politike dhe se nuk ka asnjë fakt që ta lidhë atë me këtë çështje apo me personat e përfshirë në të.Thirrja e Shkelzen Berishës në prokurori erdhi pasi gjykata riktheu në hetim çështjen e pushuar më herët nga prokuroria e Tiranës. Pas rihapjes së dosjes, organi i akuzës ndryshoi edhe prokurorin që kishte hetuar çështjen.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.