E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i dhunës në familje, Klodian Duro kërkon ndjesë pas largimit nga BBV
Lajme

Skandali i dhunës në familje, Klodian Duro kërkon ndjesë pas largimit nga BBV

Klodian Duro u skualifikua nga qëndrimi i tij në “Big Brother VIP”, me ish-futbollistin e Kombëtares që deklaroi së kishte dhunuar bashkëshorten e tij, gjë që solli vendimin drastik për rrugëtimin e tij në formatin e njohur.

Duro ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke shkruar se ajo ishte një deklaratë e gabuar që i kishte lënë vend keqinterpretimit dhe gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut.

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani qe e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe i uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruan Klodian Duro në “Facebook”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.