E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori
Lajme

Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori

Në Shqipëri ekspertiza mjeko ligjore e Xhisela Malokut, vajzës e cila kishte denoncuar për ushtrim dhune Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, ka zbuluar se ajo ka patur shenja djegie dhe goditje me mjete të forta

Përmbajtja e ekspertizës u bë publike sot nga televizioni “News 24”. Bie në sy fakti se ndonëse vajza i është nënshtruar ekspertizës ditën që ajo ka deklaruar se është keqtrajtuar nga ish-i dashuri Rraja, në muajin korrik, rezultatet i kanë kaluar prokurorisë vetëm një ditë më parë, pasi mbi ngjarjen shpërthyen polemika nga denoncimi i një ish-nënkomisari të policisë së Krujës Emiljano Nuho. Prokuroria e cila kishte nisur hetimet mbi rastin, thirri sot në pyetje të afërm të vajzës, e cila disa herë kishte bërë denoncim ndaj Rrajës por më pas e kishte tërhequr, për shkak të frikës, siç ka pohuar ajo vetë në dëshminë e bërë në Polici në muajin korrik.

Ndërkohë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim lidhur me veprimet e policisë në disa komisariate ku sipas Xhisela Malokut nuk kanë pranuar të marrin denoncimet e saj, si dhe rreth deklarimeve të ish nënkomisarit Nuho se ai është kërcënuar në mjediset e komisariatit për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist. /VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.