Skandali i pagave/ Basha: S’e dija që vëllai i Belind Këlliçit punon te Balluku
Lulzim Basha nuk e përjashtoi idenë e skenarit radikal, protestave kundër qeverisë. Në konferencën e sotme të zhvilluar me gazetarët ai tha se “Opozita do të udhëheqë dhe ka udhëhequr të gjitha protestat që ka thirrur dhe u ka dalë në ballë. Ku e di ti, që nuk do të bëhet protestë për këtë. Këto nuk janë vjedhur të dhënat e opozitës, por të gjithë qytetarëve.
Mendoni se opozita po pengon protestat? Kur ta thërrasim do ta bëjmë publike. Nuk do ta mbajmë sekret. Që jemi në gjendje të organizojmë protesta madhështore e kemi treguar mos keni dyshim se do ta bëjmë, por koha sot është të fokusohemi te këto dy skandale” deklaroi ai.
Listën e pagave që ka dalë në media ia faturoi patronazhistëve të PS-së. “Skema e patronazhistëve është sigurimi i ri i shtetit. Edi Rama po përpiqet që të fshehë që shteti është kthyer në një organizatë kriminale. Shteti i nxori lakuriq për t’i kontrolluar, jetën private, marrëdhëniet personale, private, të familjarëve.
Lulzim Basha u pyet nga gazetari i Top News për lajmin e gazetës Shqip se vëllai i Belind Këlliçit punon si këshilltar tek ministria e Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku. “Nuk kam qenë dijeni të këtij fakti” tha kryedemokrati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



