E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i radhës: Shembet pas 5 muajsh  rruga e re në Zall Bastar
Uncategorized

Skandali i radhës: Shembet pas 5 muajsh rruga e re në Zall Bastar

🎥Shiko videon🎥🎥
U inagurua nga Veliaj

Në qershor të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj inaguroi me bujë urën e re të Zall Bastarit, duke e paraqitur si një projekt që shkurton distancën me Tiranën me 15 minuta dhe urbanizon zonën. Në atë kohë, Veliaj deklaroi se “punimet kryhen me të njëjtën cilësi, qoftë në Bllok, qoftë në Zall Bastar.” Por realiteti ka treguar të kundërtën – një tjetër premtim i pambajtur dhe një investim i dështuar me pasoja për banorët.

Sipas një denoncimi të bërë publik, rruga e asfaltuar dhe inaguruar së bashku me urën është shembur plotësisht, vetëm disa muaj pas përfundimit të punimeve. Banorët e zonës raportojnë se situata është përkeqësuar më tej për shkak të reshjeve të fundit, duke e bërë të rrezikshme për përdoruesit, veçanërisht për furgonët që transportojnë nxënës në shkollë çdo ditë.

Një banor ka deklaruar:

“Ka mbi një muaj që situata është e tillë. Çdo ditë kalojnë furgonat me nxënës dhe asnjë nuk ka vendosur dorë për ta rregulluar. Në Zall Bastar, Lali Eri sapo e inaguroi para disa muajsh. Kjo është cilësia që na serviret.”

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi cilësinë e punimeve të kryera nën administrimin e Bashkisë Tiranë dhe mbi menaxhimin e fondeve publike. Veliaj ka përdorur çdo rast të tillë për propagandë, duke e paraqitur si sukses personal, ndërkohë që gjendja aktuale tregon vetëm dështim dhe shpërdorim të parasë së taksapaguesve.

Banorët kërkojnë rregullimin e menjëhershëm të rrugës dhe përgjegjësi për situatën:

“Kjo është një tallje me ne. Paratë tona janë harxhuar për një punë që nuk zgjati as disa muaj. Veliaj reklamon cilësinë e punimeve si në Bllok, ku gropat i ke çdo dy metra, ashtu edhe këtu, ku rruga është shkatërruar tërësisht.”

Ky rast është një tjetër shembull i qartë se investimet e Bashkisë Tiranë janë më shumë fasadë dhe propagandë sesa zgjidhje reale për qytetarët. Nëse rrugët dhe urat e reja nuk mund të qëndrojnë të sigurta për disa muaj, çfarë sigurie kanë qytetarët për projektet e tjera që kryebashkiaku promovon me aq shumë zell?

Banorët e Zall Bastarit dhe të gjithë qytetarët e Tiranës meritojnë një shpjegim të qartë dhe, mbi të gjitha, veprime konkrete për të ndrequr këtë skandal. Nëse “punojmë njësoj në Bllok dhe në Zall Bastar” është vetëm një tjetër slogan boshe, atëherë qytetarët kanë të drejtë të ndihen të tradhtuar dhe të kërkojnë llogari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.