E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali  i Ramës me avionin privat shkon 22 mln euro
Publik News

Skandali i Ramës me avionin privat shkon 22 mln euro

Berisha: Rama të dorëhiqet!

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se skandali i udhëtimeve të Edi Ramës me avion privat shkon në mbi 22 milionë euro. Ai kërkoi dorëheqjen e Ramës.

“Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje, 54 i ka kryer përpara themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e çarterave avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij.

Të gjitha fluturimet e tjera, Edi Rama i ka bërë përsëri me avion taksi, me ‘Ismailin’ e pasionuar, që flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit.

‘Ismaili’ është një avion i Air Albania, dhuratë e presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrogat e pilotëve, stjuardesave, që shkon 150 mijë euro në një udhëtim, i paguajnë baballarët e atyre që kalojnë me gomone La Manshin.

Ndaj këtij skandali reagoi me gjuhën e tij karakteristike, tha se ka dhënë sqarime. Por ai do japë sqarime deri më një, shqiptarët nuk do ia falin këtë abuzim, që shkon në të paktën 22 milionë euro.

Që tejkalon jashtë çdo lloj limiti, abuzivitetin më maksimal.

Avion në dispozicion kanë emirë dhe sheikë, por zor të gjendet një prej tyre që ka fluturuar 137 herë me avion në dispozicion. Askush. Këtu është përdorur avioni për vikende, për qoka. Këtu është përdorur avioni në mënyrën më abuzive.

Edi Rama duhet të japë dorëheqje dhe të mos presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.