E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali i tenderit të parë që firmos pasuesi i Fullanit!
Publik News

Skandali i tenderit të parë që firmos pasuesi i Fullanit!

11 Qershor 2017  Rikonstruksioni i Hotel Dajtit po fsheh një skandal financial të tenderit të parë të rëndësishëm që ka firmosur guvernatori Gent Sejko.

Televizioni Klan ka mësuar se shuma e nevojshme e vlerësuar nga projektuesit e rindërtimit të godinës “Hotel Dajti” ka qenë 9 milion euro, por banka pa marrë asnjë vendim nga ana e Këshillit Mbikëqyrës ka vendosur të dyfishojë këtë fond dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim për publikun në shërbim të transparencës të buxhetit të saj.

Ende dhe sot Banka e Shqipërisë vazhdon të heshtë dhe të mos publikojë asnjë informacion për rindërtimin e godinës dhe kompanisë që ka përzgjedhur për të ndërtuar objektin. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë projektin që banka ka dorëzuar në Këshillin Kombëtar të Territorit në vitin 2015-të.

Në lejen e miratuar nga KKT thuhet se sipërfaqja e ndërtimit do të jetë në total 10.574 m 2, nga 14 mijë metra që zinte rikonstruksioni i selisë qendrore.

Por edhe pse banka po rindërton një objekt me sipërfaqe më të vogël, 3500 m2 më pak, vlera e saj do të kushtojë 6 milion euro më shumë. Askush nga Banka nuk përgjigjet se përse po shpenzohen këto fonde me vlera të konsiderueshme, pse nuk publikohet fituesi i tenderit, pse tenderi u bë në fshehtësi, cilat kompani morën pjesë dhe përse oferta fituese ishte më e mirë se të tjerat?

Në kohën që ish-guvernatori Ardian Fullani organizoi tenderin ndërkombëtar për selinë kryesore të bankës, konkursi u bë në 3 faza dhe ishin 27 kompani që morën pjesë, nga ku doli edhe fituesi, i cili paraqiti përpara komisionit eksperiencën që kishte në ndërtimin e veprave të ngjashme. Kur do të përgjigjet guvernatori Sejko për këto dyshime që ende dhe sot janë mister për publikun? A duhet që prokuroria të nisë një hetim kryesisht për zbardhjen e këtij skandali financiar që shoqëroi gjithë procesin e tenderimit të rikonstruksionit të Hotel Dajtit?

Dy vjet pas miratimit të lejes ndërtimore, Banka e Shqipërisë akoma nuk shpall emrin e kompanisë që do të marrë 18 milion euro për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.