E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali / Kush është 26-vjeçari që dyshohet se abuzoi me të renë?
Lajme

Skandali / Kush është 26-vjeçari që dyshohet se abuzoi me të renë?

Pse FSHF e ka mbajtur sekret këtë ngjarje dhe kush është i riu i përfshirë në skandal?

Kombëtarja Shqiptare Futbollit dhe njëherësh FSHF janë përfshirë nga një skandal seksual. Mediat gjermane kanë publikuar një artikull të fortë sot, ku raportohet se prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet mbi abuzimin seksual të një 18-vjeçare, e cila punonte në kompleksin ku pushoi kombëtarja shqiptare gjatë qëndrimit në Gjermani, në fazën e grupeve të Euro 2024.

E reja ishte punonjës e hotelit ku rrinte kombëtarja dhe ajo pretendon se një anëtar i stafit, që mediat gjermane e cilësojnë si mbikëqyrës të kombëtares, e ka futur në kuzhinë dhe ka abuzuar seksualisht me të. Hetimet vijojnë, teksa FSHF thuhet se ka pezulluar të riun 26-vjeçar.

Por kush është i riu që rrezikon të rrënojë imazhin e kombëtares shqiptare? Pse FSHF e ka mbajtur sekret këtë ngjarje? Sipas mediave gjermane, akti ka ndodhur më 23 qershor, para ndeshjes me Spanjën. Pra kanë kaluar afro 20 ditë dhe skandali është fshehur.

Sipas burimeve të “Pamfletit”, 26-vjeçari është një emër me rëndësi brenda FSHF. Dyshohet se ai ka lidhje me një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja se pse u tentua të fshihej skandali.

Mediat gjermane e cilësojnë si mbikëqyrës, por dyshohet se bëhet fjalë për një video-analist. FSHF duhet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje, pasi nëse rezulton e vërtetë, është një damkë e madhe për vetë institucionin dhe kombëtaren. Të gjithë prisnin një rezultat pozitiv në Gjermani, por duket se kombëtarja e paska pasur mendjen te seksi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.