Skandali me ambasadorin në Panairin e Tiranës
Ceremonia e hapjes së panairit të 20 të Librit në Tiranë është shoqëruar edhe me një skandal.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka vazhduar me fjalën e rastit.
Por, teksa ishte duke folur përkthyesi Erion Kristo, Ymeri i ka ndërprerë fjalën dhe ka përshëndetur edhe Ambasadorin e Kosovës, ky i fundit ka reaguar menjëherë, duke thënë se më mirë të mos e kishte përshëndetur, pasi sipas tij është hera e tretë që ndodh e njëjta gjë me ambasadorët e Kosovës .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


