Skandali me ish-zyrtarin e FBI-së “nxjerr jashtë kontrollit” Ramën
Prej ditësh në media po qarkullon skandali i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili u arrestua në SHBA për bashkëpunim me rusët, deklarim të rremë dhe pastrim të parave të pista.
Opozita shqiptare ka denoncuar gjatë këtyre ditëve lidhjet e ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.
Por duket se skandali i Charles McGonigal ka “nxjerrë jashtë kontrollit” kreun e qeverisë.
Në një prononcim për mediat nga selia rozë, kryeministri foli me tone të larta, ku sulmoi mediat dhe opozitën për denoncimet e bëra.
Sic shihet nga foto e mëposhtme të LSA, mimikat dhe gjestet e Ramës tregojnë qartë tensionin e kreut të qeverisë.
Jemi mësuar që ta shohim kreun e qeverisë që hedh dhe shkëmben batuta herë pas herë kur del në deklarata për mediat edhe kur flet për cështje serioze, por duket se këtë radhë kryeministrit “i ka djegur miza nën kësulë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



