E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me rrugët/ Mbërrin në Prokurori Dervishaj, ish ministri i dytë i LSI-së
Lajme

Skandali me rrugët/ Mbërrin në Prokurori Dervishaj, ish ministri i dytë i LSI-së

Sokol Dervishaj, ish-ministri i Transporteve ka mberritur rreth ores 15:00 kete te marte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per t’u pyetur ne lidhje me skandalin e rrugeve.

Mesohet se Dervishaj mesohet se po merret në pyetje nga Elisabeta Imeraj.

Ky eshte ish ministri i dyte i LSI qe thirret per te deshmuar nga Krimet e Renda, pas Edmond Haxhinastos, i cili u thirr dje për të dëshmuar në lidhje me skandalin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku sipas hetimeve, ka pasur një dëm prej 37 milionë dollarësh me zbatimin e projektit.

Haxhinasto ka qenë ministër Transportesh në periudhën që zhvillohej projekti. Burimet thonë se Haxhinasto është pyetur për rolin e tij në zbatimin e projektit të rrugës, i cili është bërë me abuzime të mëdha.

Për ish-ministrin ka pasur edhe verifikim të rolit të tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokurorja Imeraj ka thirrur dy ish-ministrat e LSI në cilësinë e personave që kanë dijeni përsa kohë një sërë ish-zyrtarësh janë nën hetim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe korrupsionit me fondet e rrugës, ndërtimi i të cilës ende nuk ka përfunduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.