Skandali me tenderin e “Unazës së Re”, Afrim Qendro thirret në Prokurori
Kreu i ARRSH-së Afrim Qendro është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës. Ai do të merret në pyetje për aferën e Unazës së Madhe. Kompania “DH Albania” e cila ishte një nga fitueset e Unazës së Madhe falsifikoi një pjesë të dokumenteve, duke paraqitur veten si një kompani që operonte në SHBA.
Mendohet se pas kësaj kompanie fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj.
Pak ditë më parë edhe “Zëri i Amerikës”, dëshmoi se institucionet shqiptare janë vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



