Skandali në Albcontrol, jepen 180 milionë lekë bileta avioni për shtetarët
Shoqëria Albcontrol, me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila drejtohet nga Belinda Balluku, prej rreth pesë vitesh, është përfshirë në një tjetër skandal.
Ndërkohë që pak ditë më parë një nga portalet online shkruante se Belinda Balluku dhe Këshilli Mbikëqyrës kanë falimentuar “Albcontrol”-in, jo me llogari “zero-zero”, por me rreth 94 milionë euro borxhe, ndaj kontraktorëve vendas e të huaj, pa llogaritur detyrimet ndaj OSHEE, Ujësjellës, tatime, dogana, mjedisit etj, sot del në dritë një tjetër skandal.
Sipas burimeve të CNA thuhet se rreth 180 milionë lekë në vit bileta avioni janë dhënë pa iu nënshtruar procedurave të prokurimit online.
Me rregull, këto bileta blihen nga zyrtarët shtetërorë, Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Parlamentit e funksionarë të tjerë, përmes prokurimeve online dhe publikohen në faqen zyrtare të APP, gjë e cila këtë herë nuk ka ndodhur, por është shkelur ligji.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



