E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në FSHZH/ Paravendoset fituesi i tenderit 45 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës
Lajme

Skandali në FSHZH/ Paravendoset fituesi i tenderit 45 milionë euro për rrugën e Lumit të Vlorës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mbyllur fazën e parakualifikimit të ofertave për tenderin e rrugës së Lumit të Vlorës. Kjo rrugë është 27.1 km, afati i ndërtimit 24 muaj. Dorëzimi i dokumentave të parakualifikimit ka përfunduar në 31 tetor ora 16.00 dhe kanë dorëzuar dokumentacion 18 kompani.

fituesi thuajse është paravendosur një kompani e huaj euro perëndimore, që gjithmonë nënkontrakton punime nga një kompani shqiptare është fituesja e tenderit. Mësohet se kompania ka një lidhje edhe me kreun e qeverisë Edi Rama. Burimet thanë se duhet vetëm të presim konfirmim pas kalimit të të gjitha fazave të këtij tenderi. Kompania euro-perëndimore do kalojë këtë fazë për tu shpallur fituese në fazën e dytë.

Ashtu siç ndodh shpesh, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, tashmë e ka bërë praktikë që firmave aplikuese nuk ju jep procesverbal për dokumentacionin e dorëzuar dhe pranuar. Ndërkohë ARRSH i jep subjekteve procesvberbal për dokumentat e dorëzuara, FSHZH nuk e bën këtë veprim. Kjo krijon hapësirë për truket e shpeshta që fillojnë me heqje dokumentash nga dosja e kompanive të cilat mund të jenë konkuruese me ofertën e tyre ekonomike.

pritet që më tej në garë të ngelen rreth 6-8 kompani nga 18. Fituesi do të jetë miku i Edi Ramës i cili është paravendosur si fitues në tenderi me vlerë rreth 45 milionë euro me financim të Fondit Kuvajtjan të Zhvillimit.

Faza parakualifikuese sipas të dhënave zyrtare mbaron në Dhjetor 2017 – dhe më pas bëhët shpallja e fituesit, pra do na duhet të presim edhe disa javë për të mësuar të vërtetën e këtij skandali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.