E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në konvikte/Një çelës dere hap disa dhoma studentësh
Lajme

Skandali në konvikte/Një çelës dere hap disa dhoma studentësh

Studentët të cilët vijnë nga rrethet për të studiuar në Tiranë hasin problematika nga më të ndryshmet, por ajo më kryesorja është të jetuarit në konviktet e Qytetit Studenti, ku kushtet janë të vështira.
Por si të mos mjaftojnë kushtet e papërshtatshme, të jetosh në konvikt është edhe një sfidë më vete, pasi çdo ditë përballesh me frikën mos dera e dhomës së konviktit hapet nga studentja e dhomës sipër apo poshtë saj.

“Ka ndodhur që të ngatërrojmë dhomën edhe padashje kemi futur çelësin, e ka ndodhur që ka hapur brava të ndryshme. Domethënë çelësi jonë në këtë konvikt mund të hap disa brava. Kjo na ka bërë neve që të ndryshojmë bravën, ose përndryshe nuk e di se çfarë do ndodhte”, tregon studentja e godinës 20 në Qytetin Studenti.

Ndërkohë zbresim në katin poshtë për të provuar nëse çelësi i bravës që studentet kanë ndërruar e hap derën e dhomës poshtë tyre. “Kjo është dhoma poshtë nesh dhe ky është celësi i bravës që ne kemi ndërruar dhe po ta shohësh kjo është dhoma e dikujt tjetër, në të cilën ne nuk do futemi sepse është privatësia e dikujt tjetër”, shton studentja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.