E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Rama-Dako, “luftë” turizmit, ja si i përzënë investitorët
Lajme

Skandali/ Rama-Dako, “luftë” turizmit, ja si i përzënë investitorët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për investimet në Shqipëri.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Rama nuk solli asnjë investitor në Shqipëri, përkundrazi i përzuri ata.

“Me piktorin deshtak asnje investim i huaj serioz ne Shqiperi

Ja pse piktori deshtak nuk solli asnje investitor serioz por largoi shume syresh nga Shqiperia!

Te dashur miq, ne pese vite qeverisje te Norieges
– asnje investitor serioz nuk vendosi te investoje ne Shqiperi.

Perkundrazi shume prej tyre shiten bizneset e tyre dhe u larguan nga Shqiperia.”-shkruan Berisha në postimin e tij.

Po ashtu Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndërsa shprehet se “Torturimi i investitorit te turizmit Omniks, qe do investonte 1.5 miliarde euro, nga banda Rama-Gjushi tronditi thelle çdo investitor te huaj ne Shqiperi.”.

Sipas Berishës,  investitorët e tjere qe erdhen me qellim per te investuar konstatuan se misioni i tyre ne Shqiperi ishte i pamundur dhe u larguan ne vendet fqinje!

Ndër të tjera, Berisha thekson se “Shkaqet me madhore te mosardhjes dhe largimit te investitoreve te huaj eshte korrupsioni i papermbajtur i narkoshtetit dhe qeverise se tij dhe krimi i lidhur me nivelet me te larta te narkoqeverise!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.