Skandali te rruga ‘Xhon Belushi’/ Ola Xama: Vjedhje e trashë. Bashkia e pranoi se ka diçka korruptive!
Gazetarja Ola Xama e quan vjedhje të trashë aferën korruptive të bashkisë së Tiranës te rruga “Xhon Belushi”.
Në një pronocim për median Xama tha se tërheqja e bashkisë tregoi se ka diçka korruptive te projekti i rikonstruksionit të rrugës.
“Edhe unë ku e dëgjova denoncimin në media mu duk e pabesueshme, sepse është një vjedhje shumë e trashë. Kur kreu i bashkisë së Tiranës kur tha se kemi anuluar tenderin sepse do ta bëjmë me mjetet e bashkisë së Tiranës, tenderi për mbikëqyrjen e punimeve nuk është pezulluar. Kur ke ndërmend të anulosh anuluar tenderin pse nuk ke anuluar tenderin e mbikëqyrjes së punimeve? Kjho është pyetja e ditë që vjen pas kësaj. Argumenti tjetër është kur bashkia i bën punët vetë atëherë pse ka nevojë tëe bëjë tendera dhe të kontraktojë kompani private? Kur mund të kursehen më shuëm para të taksapaguesve. Pas tërheqjes së bashkisë dhe anulimit të garës sot ka diccka korruptive që fshihet pas kësaj”, tha Xama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



